Dosja top-sekret gjendet në një stacion autobusi, a e “programoi” Britania përplasjen me Rusinë

222
Sigal

Pak ditë më parë, përballja midis anijes ushtarake britanike, HMS Defender, dhe forcave kufitare ruse në Krime ishte një nga lajmet kryesore në shtypin botëror.

Por incidenti që për pak nuk përfundoi në konflikt të hapur dhe me pasoja të paparashikueshme,  duket se ishte planifikuar nga Londra, që gjithsesi vendosi të vijoi me planin. Nga dihet kjo? Nga një dokument me 50 faqe, të Ministrisë së Mbrojtjes,  i gjetur në një stacion autobusi në Angli.

Zhdukja e dokumentit ishte denoncuar nga një zyrtar javën  e kaluar, por ai u shfaq në mënyrë të mistershme në një stacion autobusi në Kent. Personi që zbuloi dokumentin e rëndësishëm dhe sekret kontaktoi më vonë disa gazetarë të BBC, duke mbetur anonim.

Tensionet me Rusinë nuk përbëjnë të vetmet çështje të përfshira në dokument. Analizat shkojnë nga prania e mundshme ushtarake  e Britanisë së Madhe  në Afganistan, edhe pas tërheqjes amerikane, deri tek eksportit i armëve dhe politikat e Uashingtonit në zona delikate si Kina dhe Paqësori.

Ministria e Mbrojtjes britanike ka zyrtarizuar hapjen e një hetimi, jo pa një farë ndrojtje.