Dorëhiqet ministri i Drejtësisë në Rumani

515
Zemërata popullore në Rumani dha efektin e parë. Ministri rumun i Drejtësisë, Florin Iordache, dha dorëheqjen pas 1 javë protestash masive në kundërshtim të një projekt-ligji për zbutjen e dënimit për pushtetarët e akuzuar për korrupsion. Nën cilësinë e hartuesit të projekt-ligjit, ministri i drejtësisë mbajti përgjegjësitë e tij, edhe pse sqaroi se kishte vepruar sipas ligjit.
Sidoqoftë as dorëheqja e Iordaches me gjasë nuk do t’i ndalë protestat. Rumunët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, pasi ajo nuk e ka më besimin e popullit.
“Ne do te rezistojmë.. ne nuk do te largohemi”, thërrisnin manifestuesit e zemëruar me qeverinë, e cila tërhoqi dekretin për të dënuarit për korrupsion dhe pritet të miratojë një ligj të ri”.
Të mërkurën qeveria arriti t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit, të kërkuar nga opozita e vendit. Presidenti rumun i bëri thirrje ekzekutivit të mbajë përgjegjësi për veprimet, duke theksuar se nuk largimi i një ministri nuk mjafton.
Sigal