Dita e Falenderimeve, Trump i bën thirrje për unitet kombëtar SHBA

460
Fjalimin e mbajtur me rastin e Ditës së Falenderimeve, Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e përqendroi tek thirrja për unitet kombëtar.
Sigal

Në vazhdën e asaj që e përshkroi si nje “fushatë të gjatë e të lodhshme”, ai tha se emocionet në mbarë vendin kanë qenë të vrazhda. “Tani ka ardhur koha të fillojmë sheshimin e ndasive tona”, u shpreh Trump, duke kujtuar megjithatë se tensionet nuk kapërcehen dot brenda natës. 
Ndërkohë, kryesimi i Hillary Clintonit tek votat popullore ka mbërritur në dy milionë. Kandidatja e Partisë së Gjelbër, Gill Stajn dhe të tjerë po kërkojnë verifikimin e rezultateve në Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin pas raporteve se ekspertët e sigurisë së votimit e kanë sinjalizuar fushatën e Clintonit për mundësinë e manipulimit në kontetë kryesore të këtyre shteteve.