Mos e dhëntë Zoti që SHBA të dëgjojë UKT e Tiranës!

514
Sigal

Mos e dhëntë Zoti që Amerika të dëgjojë UKT, se do mbytet nga ujërat e zeza
dhe do ketë ujë 3 herë në ditë, nga 30 minuta!

 

Shefat e Ujësjellësit të Tiranës “fluturim” në SHBA për të
dhënë përvojë, 22 milionë lekë… bileta e hotele

 

Arjan ZADRIMA

 

Ndërsa ankohet për fonde investimesh dhe akuzohet për zhvatje qytetarësh me
fatura afrofe e false, për ujë më “triskë” (turne), për ujë që shitet si i
pijshëm por që nuk mund të pihet prej ndotjes së lartë, duket se përpjekjeve
maksimale të ekipit drejtues “Veliaj” të Bashkisë së Tiranës për ta futur në
“binarë” këtë ndërmarrje, po i bëjnë karshillëk drejtuesit administrative të kësaj
shoqërie, me shpenzime absurde në miliona lekë, që shkojnë deri në vlerën e një
investimi modest për rrejt kanalizimesh të bllokuara në një nga lagjet e Tiranës!
E kemi fjalën për një tender që kupola e shoqërisë aksionare “Ujësjellës
Kanalizime-Tiranë (UKT), ka shpallur në “Buletini i Prokurimeve Publike”Nr. 45,
datë 14 nëntor 2016, me objekt që të “çudit”: Blerje biletash udhëtimi dhe
prenotim hoteli në… Amerikë! Po përse duhet të shkojnë  drejtuesit e UKT në Amerikë?! Sipas informacioneve,
thuhet se ky udhëtim që konkretisht bëhet në Majami të SHBA ka si objekt shkëmbimin
e përvojës për rregullsinë e furnizimit e të cilësisë së ujit dhe si dhënie përvoje
nga Ujësjellësi i Tiranës për Ujësjellësin e Majamit të Amerikës, lidhur me
funksionimin e kanalizimeve të ujërave të zeza! Mos e dhëntë Zoti dhe Amerika dëgjon
përvojën e UK të Tiranës, se do mbytet nga ujërat e zeza dhe do nis furnizimin
me orare nga 30 minuta në ditë! Pa bërë komente, po publikojmë njoftimin e
tenderit që bënë Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime e Tiranës!

 

Ujësjellës Kanalizime Tiranë, SH.A

 

1. Autoriteti kontraktor: Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Sh.a, me adresë
rruga “5 Maji” pranë Medresesë, Tiranë, me nr tel: +355 4 2225572

2. Lloji i procedurës së prokurimit: “Kërkesë për Propozim”

3. Objekti i prokurimit: “Bileta transporti ajror Tiranë-Miami, Miami-Tiranë
dhe rezervim hoteli”

4. Fondi Limit: 1,820,000 (një milionë e tetëqind e njëzet mijë lekë pa
TVSH, vënë në dispozicion nga të ardhurat e SH.a Ujësjellës-Kanalizime Tiranë.

5. Burimi i financimit: Të ardhurat e SH.A Ujësjellës-Kanalizime, Tiranë.

6. Afati për kryerjen e shërbimit: data e nisjes: 05. 12. 2016, data e
kthimit: 11. 12. 2016

7. Data e zhvillimit të tenderit është: 16/11/2016 ora 11:00 në www.app.gov.al

8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është: 16/11/2016, ora 11:00