Dhuna seksuale i kushton 12 000 vite… burg malajzianit, 626 sulme ndaj vajzës së tij

454
Një 36-vjeçar malajzian është shpallur fajtor për 626 sulme seksuale ndaj vajzës së tij 15-vjeçare, krim për të cilin mund të dënohet më shumë se 12 000 vjet burg, thanë sot gjykatësit.
Përfundimi i akuzës për burrin e divorcuar mbaroi sot, pas dy ditësh leximi.

Në këto akuza me 599 raste të sodomisë, incestit, përdhunimit dhe krime të tjera seksuale.

“Ai rrezikon me shumë se 12 000 vjet burg”, tha prokurori Aimi Syazwani. Përdhunimi dhe aktet e sodomisë janë krime që ndëshkohen shumë rreptë në Malajzi.

Dy vite më parë, një oficer policie u dënua 100 vjet burg për përdhunimin e një 13-vjeçareje në një hotel në ishullin e Borneos.
Sigal