Dhjetëra emigrantë kapen të fshehur brenda kamionit që transportonte kimikate

61
Sigal

Rojet kufitare rumune gjetën të mërkurën 26 emigrantë të paligjshëm nga Siria dhe Turqia brenda një kamioni që mbante kontejnerë me acid klorhidrik.

Kamioni me kimikate ishte nisur nga Turqia për në Gjermani, sipas policisë kufitare të provincës Arad.

Dyshimet e autoriteteve u ngritën nga një vulë sigurie e thyer në kamion gjatë një inspektimi rutinë në një pikë kontrolli në Arad, Rumania perëndimore. Në hetimin që pasoi, emigrantët e parregullt u gjetën të fshehur brenda kamionit.

Drejtuesi i mjetit është turk, ndërsa 25 prej emigrantëve janë nga Siria dhe një nga Turqia. Autoritetet rumune po hetojnë përfshirjen e shoferit në një rrjet të kontrabandës së emigrantëve. Rumania, e cila është gati të bashkohet së shpejti në zonën Shengen, është bërë një qendër e rëndësishme tranziti për migrantët e parregullt vitet e fundit.