Detyruan Trumpin të futet në bunker, por protestuesit nuk guxojnë të prekin bizneset e shqiptarëve në New York

327
Sigal

Prej më shumë se 1 jave në mbarë Amerikën,  janë mbajtur protesta masive për vrasjen George Floyd, i cili u vra barbarisht nga polici amerikan.

Por protestat kanë qenë teje të dhunshme duke shkaktuar dëme të mëdha në vend. Protestuesit kanë shkatërruar dyqanet nëpër qendrat tregtarem kanë vjedhur banka dhe madje kanë tentuar të djegin edhe Shtëpinë e Bardhë. Zjarre e shkatërrime pafund janë parë përgjatë këtyre ditëve në SHBA, ku qytetarët kanë bërë sjellje vandale në shumë qytete të SHBA.

Por një shqiptar i cili po përjeton protestat e dhunshme në New York, ka publikuar një video, ku dëgjohet një burrë i cili tregon se askush nuk i ka prekur bizneset e italianëve dhe shqiptarëve.

E çuditshme në pamje të parë, por sipas tij pronarët shqiptarë dhe italianë në SHBA, kanë vënë nën kontroll vet situatën duke mbrojtur bizneset e tyre, pasi policia mesa duket nuk po ndalon asnjë protestues që vijojnë me sjellet vandale.