Detajet, vrasja e shqiptarit në Greqi, zbulohet emri i viktimës e pista e policisë

548
Mediat greke ka publikuar te tjera detaje lidhur me vrasjen e 35 vjeçarit shqiptar. Sipas tyre behet e ditur se i riu ishte me origjinë nga Vlora me emrin Ilia Qerim Kulli.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhjetëra gëzhoja. Lidhur me ekzekutimin e tij, policia greke tha se ka disa pista, ku më e mundshmja është ajo e larjes së hesapeve mes bandave, pasi në skedat e autoriteteve viktima rezulton si i implikuar në trafikun e drogës.

Por hetimi është shtrire edhe në pistën e konkurrencës, pasi 35-vjeçari kishte një pikë shitje automjetesh dhe kohët e fundit kishte pasur disa konflikte me konkurrentët e tij.

Mediat greke zbulojnë detaje të tjera mbi vrasjen e shqiptarit ende të paidentifikuar.

“Protothema.gr” shkruan se ai ishte tregtar dhe baba i dy fëmijëve, teksa u gjet i vrarë mbrëmjen e kaluar në Menidhi (Athinë).

Një dëshmitar okular shprehet se rreth orës 22:00, “afër dyqanit tim në rrugën Papaflessa, janë dëgjuar disa krisma dhe sapo ndodhi kjo një klient i dyqanit tim doli për të parë se çfarë ka ndodhur. Plumbat kishin qëlluar një makinë të tipit Lancia, ku gjendej shqiptari”.

Ndërsa një dëshmitar tjetër që e ndihmoi për ta dërguar shqiptarin në spital, rrëfen se si veproi.

“Sapo e pashë që ai ishte i plagosur, u futa me vrap në makinën e tij dhe i kontrollova impulsin për ta parë nëse ishte gjallë, dhe pasi verifikova që ishte gjallë, e vendosa në makinën time së bashku me djalin tim dhe dy shokë.

Gjatë rrugës që po e dërgoja për në spital, ai ishte akoma gjallë dhe po rënkonte”, tha me tej.

Gjithashtu ai shprehet se shqiptari ishte një njeri i qetë dhe nuk dihen motivet përse është vrarë.
Sigal