“Defender Europe 21″/ 6000 ushtarë dhe qindra mjete do të zbarkojnë në Shqipëri

188
Sigal

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura vijojnë përgatitjet për të mirëpritur “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Europë.

Për të parë nga afër përgatitjet, vendin tonë po e viziton zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, i cili u prit në një takim nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Stërvitja “Defender Europe 21” ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti.