Dëbora detyron shtyrjen e ndeshjes

540
Sigal

Reshjet e dendura të dëborës e kanë bërë të pamundur zhvillimin e takimit mes Juventusit dhe Atalantas në “Allianz Stadium”.

Zyrtarët e takimit, pasi verifikuan kushtet në fushën e zbardhur nga dëbora vendosën që ndeshja të shtyhet në një tjetër datë, që mbetet për t’u përcaktuar.

Më herët Lazio fitoi 3-0 me Sassuolo. Udinese humbi me Samdorian 2-1, ndërsa Fiorentina fitoi 1-0 me Chievon.

Edhe pse fitoi 3-2 me Crotone, SPAL nuk ka dalë ende nga zona e rënies nga kategoria.