Dashuria që mundi Covid-19 / Shërohet çifti 90-vjeçar

218
Sigal

Të kapur për dore edhe në shtratin e spitalit; fotoja e publikuar nga djali i Ivo Landi e Livia Arrighini, ai 93 dhe ajo 88 vjeçe, të shtruar të dy për shkak të infektimit me Covid-19 është kthyer në Itali, në një simbol të mposhtjes së sëmundjes, edhe në kategorinë më të goditur prej saj, moshat e thyera.

“Kur infermierët më dërguan këtë fotografi të nënës dhe babait tim, nuk mund ta besoja, u përfshiva nga emocionet. Ishte një dëshmi e faktit që luftuan, dhe që kanë një dashuri të madhe për njëri-tjetrin”, tha për “La Nazione”, i biri i tyre, Andrea Arrigo Landi.

Dy bashkëshortët kishin një jetë të pavarur deri muajin e kaluar kur Ivo, që vuan dhe nga zemra e diabeti rezultoi pozitiv me Covid-19 pas një vizite mjekësore në spital.

“Situata nuk ishte aspak e mirë; mjekët lanë të kuptohej se ai nuk do të dilte i gjallë nga e gjithë kjo”, rrëfen i biri.

E ëma nga ana tjetër kishte pësuar një ishemi e kishte rezultuar dhe ajo me Covid-19. I shtruan të dy në të njëjtën dhomë, e duket kjo i dha më shumë kurajë.

“Tani janë në rrugën e shërimit, dhe fotoja e tyre”, shprehet Andrea, “kërkon të jetë një mesazh pozitiv në një moment kaq të vështirë si ky për të gjithë”.