Danimarkë: Protesta kundër refugjatëve

460
Me mijëra danezë dhe suedezë kanë protestuar të shtunën në Kopenhagen kundër vendimit të qeverive për vendosur regjimin e kontrrolit të pasaportave në kufirin në mes Danimarkës dhe Suedisë. Protestuesit u përpoqën të kalonin pa pasaporta në të dy anët e kufirit në aeroportin e Kopenhagenit, në Danimarkë. Kjo masë e dy qeverive vjen për të ulur fluksin e refugjatëve, dhe si pasojë e tij, të gjithë refugjatët që do të shkonin në Suedi, mbeten në Danimarkë. “Duhen zgjidhje më kreative se këto të prezantuara së fundmi. Ky është thjesht një akt i krizës,” tha një Lisa Vinsanden, një protestuese suedeze. Ndërsa një tjetër protestues danez, tha se: “çfarë do të duhet të amendonim ne nëse do të gjendeshim në të njëjtën situatë dhe askush nuk do të ishte i gatshëm të na ndihmonte? Unë mendoj se e gjithe Europa duhet të japë ndihmën e saj.”

Protestuesit besojnë se këto masa nuk duhet të lejohen. Kontrroli është vendosur në aeroportin e Kopenhagenit, para kufirit suedez, cka do të thotë se refugjatët nuk mund të mbërrijnë në kampet e azilantëve pasi shumë pak prej tyre kanë pasaporta me vete. Ndërkohë, javën e kaluar, në një mbledhje urgjente në Bruksel, Danimarka dhe Suedia ranë dakord që do t’i heqin këto kontrrolle sa më shpejt të jetë e mundur, por fillimisht duhet të ngadalësojnë fluksin e refugjatëve.  Suedia gjatë vitit qëë shkoi ka pritur një numër të madhe refugjatësh, më shumë se 200 mijë, për këtë arsye protestuesit danezë janë shprehur se edhe Danimarka duhet të përmbushe detyrimet e saj.
Sigal