Çmendet i riu shqiptar/ Dhunon fqinjët me lopatë dhe shkop hekuri, hedh në tokë 66 vjeçaren

184
Sigal

Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin Policoro të provincës Matera, pas një sherri mes dy familjeve, ku një i ri shqiptar ka kërcënuar fqinjët e tij.

‘Do t’ju vras të gjithëve’, i është drejtuar i riu shqiptar fqinjëve në Itali, ku sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në fund të muajit shtator, por është raportuar ditën e sotme.

Pas konfliktit 22-vjeçari shqiptar shkoi tek fqinjët bashkë me gruan e tij dhe disa anëtarë të tjerë të familjes duke bërtitur dhe kërcënuar.
“Sot do t’ju vras ​​të gjithëve!”, u shpreh ai me tona të ashpra,  para se të shtynte një grua 66-vjeçare, duke e rrëzuar atë në tokë.

Më pas së bashku me bashkëpunëtorët e tij i riu shqiptar hyri në shtëpi duke rrahur fqinjët me një lopatë  dhe shkop hekuri.

E gjithë skena është parë edhe nga fëmijët, të cilët ishin të pranishëm.

22-vjeçari tashmë është arrestuar me akuzën e përndjekjes dhe plagosjes me dashje. Për të njëjtat vepra penale akuzohen edhe anëtarët e tjerë të familjes.