Brukseli parashikon zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë

433
Bashkimi Evropian do të vendosë javën që vjen për të zgjatur me gjashtë muaj sanksionet e veta ekonomike kundër Rusisë për implikimin e saj në krizën ukrainase, sipas burimesh pranë kësaj dosje. Ambasadorët e 28 vendeve të BE-së synojnë të miratojnë politikisht këtë vendim gjatë një mbledhje të parashikuar më 9 dhjetor, që do të shkaktojë fillimin e procedurave për të zgjatur formalisht sanksionet.

Pavarësisht tensioneve me Moskën mbi krizën ukrainase, Parisi dhe Uashingtoni përpiqen të marrin nga Rusia, që mbështet ushtarakisht regjimin sirian të Bashar al Asadit, një angazhim për të rregulluar politikisht konfliktin në Siri, i konsideruar si shkaktari kryesor i krizës së migrantëve dhe atentateve në Paris. BE-ja vendosi në korrik 2014 sanksione kundër sektërove të ndryshëm të ekonomisë ruse për të ndëshkuar Moskën për implikimin e saj në krahë të separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës.
Sigal