Bruksel, 10 në pranga për rekrutim të xhihadistëve

491
Policia belge ndërmori një operacion kontrolli në disa banesa në Bruksel duke arrestuar 10 persona si të dyshuar për rekrutim të xhihadistëve për Shtetin Islamik në Irak dhe Siri.
“Hetimet tona kanë zbuluar se disa persona janë larguar drejt Sirsë për tiu bashkuar Shtetit Islamik”. Prokurorët federal të Belgjikës thanë në një deklaratë për shtyp.
Nëntë operacionet e bastijes janë kryer në 4 lagje periferike të Brukselit përfshi dhe Molenbeek ku kanë qëndruar shumë ekstremistë
Prokurorët thanë se kanë sekuestruar kompjutera, telefona dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe ata pritet të dalin sot para gjykatës.
Operacioni nuk ka lidhje me sulmet vdekjeprurëse të Parisit vitin e kaluar
Më shumë se 1/ 4 e popullsisë në Bruksel është myslimane.
Sigal