Bota në prag të luftës? Diplomati amerikan: Të përgatitemi për më të keqen

581
Pas kërcënimit të radhës nga Koreja e Veriut, diplomati amerikan John Sullivan ka theksuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bisedojnë me Korenë e Veriut, por duhet të jenë të përgatitura për “më të keqen”.
Reagimi erdhi ndërkohë që Koreja e Veriut kishte bërë kërcënimin e radhës duke deklaruar zyrtarisht se lufta bërthamore mund të shpërthente nga çasti në çast.
Sullivan foli pas bisedimeve në Tokio me homologun e tij japonez se duhet të merren me programet e avancuara të Koresë së Veriut për armët bërthamore dhe raketat balistike.
“Fokusi ynë është në diplomaciaë”, tha Sullivan. “Ne duhet, megjithatë, me aleatët tanë, Japoninë dhe Korenë e Jugut dhe gjetkë, të jemi të përgatitur për më të keqen nëse diplomacia dështon”- tha ai.
Tensionet janë rritur gjatë gjithë vitit, ndërkohe qe Trump dhe Kim Jong-un kanë shkëmbyer fyerje personale.
Sigal