Rusi, mbi 10,000 raste me COVID-19 për të gjashtën ditë radhazi

307
Sigal

Rusia ka njoftuar mbi 10 000 raste të reja me koronavirus për të gjashtën ditë radhazi.

Sipas raportit, gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 10,699 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Rusi u rrit në 187,859, ndërsa numri i viktimave në 1723, pasi 98 persona të tjerë humbën jetën në 24 orët e fundit.

Gjithashtu, numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 26,608, përfshirë 2 805 të shëruar të rinj.

Aktualisht nën mbikëqyrje mjekësore të dyshuar ndodhen rreth 292,000 persona.

Deri tani, në Rusi janë kryer 4,9 milionë teste që synojnë të diagnostikojnë virusin në fazat e hershme.