Bosnja përgënjeshtron Rusinë: Nuk janë vrarë 51 mercenarë boshnjakë në Ukrainë

39
Sigal

Të shtunën Moska publikoi të dhëna mbi mercenarë të vendeve të ndryshme të cilët luftonin për llogari të Ukrainës, duke dhënë detaje edhe në lidhje me sa prej tyre janë eliminuar, depërtuar apo sa janë ende në front.

Pjesë e listës ka qenë edhe Bosnje e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova.

Autoritetet e Bosnjes kanë hedhur poshtë pretendimet ruse se në 51 mercenarë nga ky shtet janë vrarë.

“Ministria e Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës dhe agjencitë e sigurisë kanë informacione për largimin e dy shtetasve në fushën e betejës në Ukrainë, njëri në anën e Ukrainës dhe tjetri në Rusi”, thuhet në njoftimin në rrjetet sociale të ministrisë.

Shkuarja në fushat e huaja të betejës në Bosnje kualifikohet si një krim i lidhur me terrorizmin.

Këto ndryshime në ligjin penal të Bosnjes u prezantuan pasi qindra njerëz iu bashkuan organizatës terroriste të Shtetit Islamik kohë më parë.