Ja sa plumba iu deshën policisë londineze për t’i vrarë sulmuesit

556
Tetë polic të armatosur qëlluan me më shumë se 50 plumba në tre sulmuesit në sulmin terrorist në Londër, nga i cilu u vranë shtatë persona dhe u plagosën rreth 50 të tjerë.
Zëvendëskomisioneri i Policisë londineze Mark Raul, tha një konferencë për shtyp se të shtënat e policisë mbi sulmuesit kanë goditur aksidentalisht disa kalimtarë, por që gjendja e tyre nuk është kritike. Ai shtoi se policia do të kryejë një hetim të pavarur në këtë incident.
Raul ka thënë, se sulmuesit janë vrarë në aksionin e policisë, duke thënë se ata “vranë civilët dhe se ishte e nevojshme që menjëherë të ndaloheshin”.
Gjendja e 21 të plagosurve është kritike, njofton Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik.
Sulmi ka ndodhur në natën mes të shtunës dhe të dielës në qendër të Londrës. Policia ka treguar më parë që vrau tre sulmuesit.
Sigal