Bosnja: Nuk do e njohim pavarësinë e Kosovës dhe në të ardhmen

528
BOSNJE-Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Crnadak, ka deklaruar se ky vend nuk po e konsideron mundësinë e njohjes së Kosovës dhe se pozita nuk do të ndryshojë dhe në të ardhmen.
Ai i tha televizionit N1 se kjo duhet të jetë pozita e Bosnjës, pa dhënë shpjegime nëse kjo është “për shkak se Republika Srpska ka një pozitë të tillë”, transmeton Klan Kosova.
Pikërisht për çështjen e njohjes së Kosovës nga ky vend, anëtari Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir IzetbegoviC ishte kritikuar tejmase nga politikanët në Serbi gjatë nëntorit.
Ai kishte thënë se Bosnja ka dashur ta njohë Kosovën dhe se shpreson që së shpejti ta ndërmarrë një hap të tillë.
Sigal