Boris Johnson ka pretenduar se asnjë kryeministër nuk do të pranonte kushtet tregtare që ofrohen aktualisht nga BE, teksa ai përgatitet të fluturojë për në Bruksel për bisedimet e Brexit.
I pyetur në Dhomën e Komuneve nga veterani Edward Leigh rreth perspektivave të një marrëveshjeje, Johnson tha: “Miqtë tanë në BE aktualisht po insistojnë që nëse ata miratojnë një ligj të ri në të ardhmen të cilin ne nuk e respektojmë, atëherë ata duan të drejtën automatike të na ndëshkojnë dhe të hakmerren.
Johnson do të udhëtojë sot në Bruksel për bisedime me presidenten e komisionit europian, Ursula von der Leyen. Raportohet se gjasat për një marrëveshje janë të pakta.





















