Blindohet Kuvendi brenda dhe jashtë, në ndihmë dhe KFOR

440
Sigal

Forca të shumta të policisë janë vendosur brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës para mbledhjes së Kryesisë dhe seancës plenare që do të mbahet në 11:00.
Përveç shumë automjeteve të Policisë së Kosovës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë parë edhe dy vetura të KFOR-it.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se mbajtja e takimit të sotëm të Kryesisë ishte mbajtur me kërkesë të nënkryetarit Xhavit Haliti.
Ndërsa, Glauk Konjufca, shef i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se opozita do ta bllokojë edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.