Blair loboi për të mbrojtur Gaddafin në vitin 2011, publikohen e-mailet

454
Të tjera email-e të publikuara nga departamenti amerikan i shtetit, pas skandalit të email-eve të ish sekretares Hilary Klinton, kanë treguar fytyrën e vërtetë të ish kryeministrit Britanik Tony Blair.
Prej shumë kohësh mediat ndërkombëtare kanë shkruar se Bleir kishte një miqësi me diktatorin e Libisë, Muhamar Gaddafi, por këto emaile tregojnë se sa fort ka lobuar ish-kryeministri britanik për ta mbrojtur. Madje ai i ka ndërmjetësuar me amerikanët, e sidomos me Hillary Clinton, për një paqe në Libi e kështu do të dilte i larë Gaddafi.
Blair në mënyrë të përsëritur ka folur me ish diktatorin në telefon në një përpjekje për të ndërmjetësuar paqen, pasi shpërtheu lufta civile në vitin 2011.
Blair, në atë kohë i dërguari i paqes në Lindjen e Mesme, kërkonte shpëtimin e Gaddafit. Madje pasi nuk mundi të ndihmonte, Tony Blair e paralajmëroi ish diktatorin Gaddafi të gjente një vend të sigurt për t’u fshehur.
Në 20 tetor 2011, Muammar Gaddafi u kap dhe më pas u vrarë në qytetin e Sirtes, ku kishte kaluar ditët e tij të fundit, pas rënies së Tripolit. Vrasja e Gaddafit i dha fund diktaturës më të gjatë në botë. 
Sigal