Nënshkrimi i MSA nga Kosova, ja çfarë përfiton ajo

468
Kuvendi i Kosovës të hënën do të miratojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian. Pas një pune disa vjeçare, Kosova gjatë kësaj jave arriti të nënshkruajë këtë marrëveshje. Por çfarë fiton Kosova nga kjo marrëveshje? Sipas ekspertëve tani vendi duhet të thellojë lidhjet politike, ekonomike dhe tregtare me BE-në. 
Komisioni Evropian do të investojë në Kosovë deri në vitin 2020, mbi 600 milionë euro. Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit është sinjali më i mirë për investitorët e huaj, që ta shohin Kosovën si një ekonomi të qëndrueshme ku mund të punojnë. Nënshkrimi i MSA-së është vlerësuar si një moment historik për të ardhmen evropiane të Kosovës. Megjithatë situata politike në Kosovë nuk është aspak e qetë.
Në zhvillimin më të fundit, liderët e tre partive politike opozitare kanë futur me forcë në Kuvend peticionin me nënshkrimet e qytetarëve që kundërshtojnë formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.
Opozita ka ritheksuar se do të lejojë vetëm kalimin e MSA-së në seancën e të hënës, e më pas do bllokojë sërish punën e Kuvendit, deri në shfuqizimin e dy marrëveshjeve që sipas tyre janë të dëmshme për Kosovën.  
Sigal