Bill Gates: Deri kur të dalë vaksina e Koronavirusit, bota nuk do të jetë “me të vërtetë normale”

115

Bashkëthemeluesi i Microsoft parashikon “se do të jemi në gjendje të hapim pjesë të rëndësishme të ekonomisë”, edhe para se të dalë një vaksinë

Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, drejtues i fondacionit Bill & Melinda Gates, ka folur për Chris Wallace në Fox News Sunday.

Jeta në SHBA nuk do të kthehet në “normale” derisa një vaksinë e koronavirusit “të shpërndahet në të gjithë botën”, tha miliarderi Bill Gates për “Fox News Sunday”.

“Ne përfundimisht do ta kemi një vaksinë. Edhe para kësaj, nëse bëjmë gjërat e duhura, ne do të jemi në gjendje të hapim pjesë të rëndësishme të ekonomisë,” tha Gates.

SHBA do të duhet të paguajnë “një çmim të madh ekonomik” për të vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit dhe nuk po teston njerëzit e duhur, “për të kuptuar se çfarë po ndodh”.

“Unë mendoj se nëse ndreqim situatën e testimeve, nëse përfshihen të 50 shtetet, ne do të jemi nën projeksionet e parashikimeve”, tha Gates. “Sigurisht, ne do të paguajmë një çmim të madh ekonomik për ta arritur atë”.

Gates tha që numri i njerëzve që po testohen nuk është aq i rëndësishëm, se sa testimi i punëtorëve në sektorët thelbësorë dhe marrja e rezultateve në më pak se 24 orë.

Ai parashikoi që nëse mjaftueshëm amerikanë vetëkarantinohen, rastet e viruseve mund të fillojnë të pushojnë së rrituri rreth fundit të prillit. SHBA mund të shikojë për “një farë hapjeje”, pasi numrat të fillojnë të zbriten me testimin mbarëkombëtar.

Gates, i njohur për përpjekjet e tij filantropike, ka kontribuar një sasi të konsiderueshme parash në lehtësimin e COVID-19.

Bamirësia e tij, Bill & Melinda Gates Foundation, ka bashkëpunuar me luftën kundër sëmundjeve infektive pasi ndihmoi në krijimin e Koalicionit për Përgatitjen Epidemike dhe Inovacionin (CEPI) në 2016.

Javën e kaluar, Gates detajoi një plan tre-hapësh në Washington Post të mposhtur shpërthimin e koronavirusit të ri.

Gates, i cili parashikoi llojin e shkatërrimit që një pandemi mund të sjellë nëse liderët botërorë nuk përgatiten, plot pesë vjet më parë, ka përdorur platformën e tij për të rritur ndërgjegjësimin për koronavirusin dhe ka dhuruar 100 milion dollarë për përpjekjet e ndihmës përmes fondacionit të tij bamirës.