Bilanci tragjik: Spanja tejkalon viktimat e regjistruara në Kinë, 443 persona humbin jetën brenda ditës

334
Sigal

Vazhdojnë të rritet në mënyrë shqetësuese numri i të infektuarve me koronavirusin në Spanjë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 5,552 raste të reja duke bërë që numri total i të infektuarve në vend të shkojë në 47,610.

Ndërsa, brenda ditës kanë ndërruar jetë 443 persona duke bërë që numri total i viktimave të shkojë në 3,434. Shifrat e reja tregojnë se tashmë Spanja ia ka kaluar edhe Kinës sa i përket jetëve të marra nga Covid-19.

Kina, vendi më i prekur në botë nga koronavirus, numëron deri më tani 3,281 viktima. Bilancin e Kinës e ka kaluar edhe Italia fqinje që numëron deri më tani 6,820 viktima si pasojë e epidemisë