Bilance të rënda nga lufta në Gaza, shkon në 830 numri i palestinezëve të vrarë

47
Sigal

Të paktën 830 palestinezë janë vrarë që nga e shtuna në sulmet ajrore izraelite në Gaza, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë. Të paktën 18 persona të tjerë janë vrarë dhe 100 janë plagosur në Bregun Perëndimor që nga e shtuna, sipas ministrisë.

Ndërkohë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha sot se 200,000 njerëz, ose rreth 1/10 e popullsisë, janë larguar nga shtëpitë e tyre në Gaza që nga fillimi i armiqësive dhe po përballen me mungesën e ujit dhe të energjisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për hapjen e një korridori humanitar në Rripin e Gazës, e cila po bombardohet nga forcat izraelite.