Berlin, 3 të arrestuar në operacionin blic të policisë, po programonin sulm terrorist

520
GJERMANI- Tre persona janë vënë në pranga nga policia gjermane ditën e sotme, pasi dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në Berlin. Të arrestuarit janë dy meshkuj, të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, si dhe një femër.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se njëri prej meshkujve, një algjerian 35-vjeçar i dyshuar si arkitekti i sulmeve, u arrestua në një kamp refugjatësh në Atendorn. Ai kishte ardhur në vjeshtën e vitit të kaluar me fluksin e emigrantëve nga Ballkani. Gjatë rrugëtimit kishte përdorur disa identitete false. 3 të dyshuar të tjerë janë vënën në nën mbikqyrje.
Mes tyre është edhe një algjerian i strehuar në një kamp refugjatësh në Hanover, pasi rezulton të ketë udhëtuar shpesh drejt lagjes Molembek të Brukselit, ku u strehuan atentatorët e sulmeve të 13 nëntorit në Paris.
Operacioni u shtri në disa qytete gjermane, si Berlin, Hanover e Atendorn, ku u angazhuan 450 forca policore. Fillimisht u tha se objektiv i sulmeve që po planifikoheshin ishte festa e karnavaleve, por kjo pistë u hodh poshtë nga hetuesit, që thanë se për këto dyshime nuk u gjet asnjë gjurmë.
Sigal