Beogradi: Akt armiqësie, nëse Shqipëria padit Serbinë për gjenocid në emër të Kosovës

438
Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se nëse Shqipëria ngre padi ndaj Serbisë në emër të Kosovës, ky veprim është një akt armiqësie dhe marrëdhëniet mes dy vendeve do përkeqësohen.
“Nëse Tirana e padit Serbisë për gjenocid në vend të Prishtinës, marrëdhëniet do të përkeqësohen”, ka thënë ministri serb, njofton media serbe ‘Tanjug’.

Ministri serb u pyet mbi shkrimet në media, sipas të cilave Kosova nuk mund të ngrejë padi pasi nuk është anëtare e OKB-së, Vulin ka thënë se nëse Tirana tenton ta bëjë një gjë të tillë në vend të Prishtinës, edhe pas të gjitha takimeve që kanë pasur me Shqipërinë kjo e fundit nuk do të tregohej e pandershme.

Reagimi i Serbisë vjen një ditë pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një statusi në rrjetet sociale tha se Prishtina do padisë Beogradin për gjenocid.
Sigal