Belgjikë, 16 persona të dyshuar për terrorizëm arrestohen, ende i lirë Salah Abdeslam

432
Policia belge ka arrestuar 16 persona në Bruksel gjatë bastisjeve policore lidhur me hetimet që po bëhen për sulmet terroriste, që ndodhën në Paris, më 13 nëntor. Por, mbetet ende i lirë, terroristi Salah Abdelslam.
Zyrtarët belgë kanë bërë me dije se nuk do të japin detaje rreth identitetit të të arrestuarve dhe as nuk do të ngrehin akuza specifike ndaj të dyshuarve, në interes të hetimit.
Ndërkohë ata kanë bërë të ditur se operacionet e organeve të sigurisë po vazhdojnë.
Bastisjet që janë bërë vonë gjatë natës, përfshijnë kërkimet në 19 shtëpi në rajonin e Brukselit, si dhe tre kërkime në disa shtëpi në Charleroi, një qytet në rajonin jugor të Belgjikës.
Brukseli mbetet në nivelin më të lartë të sigurisë, si pasojë e asaj që kryeministri i Belgjikës ka quajtur një kërcënim “serioz dhe të pashmangshë” i sulmeve të koordinuara nga militantë islamik.
Alarmi i sigurisë është në nivelin e katërt në Bruksel, i shpallur që nga data 21 nëntor.
Ndërkohë edhe sot shkollat dhe metrotë do të vijojnë të jenë të mbyllura.
Sigal