Behgjet Pacolli: Turp i madh, mëkat ajo që po ndodh në Kosovë!

486
Në emisionin “Subvencion” të RTK’së, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka komentuar situatën politike në Kosovë, ndërsa thotë se është mëkat mënyra me të cilën politika po e trajton Kosovën. “Është mëkat për rininë tonë, për ne që të bëjmë gjëra të tilla. Mund të them se me këto veprime u kemi treguar edhe fëmijëve tanë edhe familjeve tona se ne nuk e dojmë Kosovën, nuk e dojmë pavarësinë e Kosovës. Kjo që ka ndodhur dhe sidomos në festën më të madhe të kombit shqiptar është një gjë që unë do ta quaja një turp i madh”,- tha a, duke komentuar protestën e 28 nentorit.

Sipas Pacollit është e papranueshme që dikush që përfaqëson një forcë të madhe politike, që nuk del në mbrojtje të interesave te qytetarëve. “Kosova po trajtohet si luanët kur mbysin viktimën. Kur e mbysin luanët viktimën, i thërrasin të tjerët ta marrin pjesën e vet. Është marri e madhe”, shtoi ai.
Sigal