BE sanksionon Vladimir Putinin dhe Sergei Lavrovin

170
Sigal

Bashkimi Europian ka vënë sanksione ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Siç raporton BBC, bëhet fjalë për ngrirje asetesh por jo edhe ndalim të udhëtimit.

Nuk dihen detajet e aseteve që mund të preken, nëse ndonjëheri prej tyre ka pasuri në BE.

“Më lejoni të them se të vetmit liderë në botë që janë sanksionuar nga Bashkimi Europian janë Assad nga Siria, Lukashenko nga Bjellorisia dhe tani Putin nga Rusia”, kishte deklaruar shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.