Bashkëshortja shtrohet për të lindur në maternitet, foshnja ndërron jetë, 27-vjeçari kallëzim në polici

15
Sigal

Një 27-vjeçar ka kallëzuar në polici se ndërkohë që bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, fetusi ka ndërruar jetë.

Blutë njoftojnë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi A. Gj., 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, dhe gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë fetusi (feto morto). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.