Barroso siguron:Ekonomia e eurozonës s’shkon në recension

459
Sigal

Presidenti i Komisonit Europian, Hose Manuel Barroso u shpreh i vendosur se ekonomia e eurozonës nuk do të shkojë në recension. Ndalimi i rritjes ekonomike për zonën euro gjatë 3 mujorit të dytë dhe të dhënat më të dobëta nga sa priteshin për ekonominë më të madhe të bllokut, Gjermaninë, kanë ngritur shqetësime në lidhje me një recension të mundshëm.
 
“Unë nuk mendoj se ne do të kthehemi në recesnion, siç tregojnë parashikimet e Komisionit Europian, FMN. Në fakt ka një rritje më të dobët nga sa pritej, por jo recension. Në tani duhet të realizojmë reforma strukturore për të bërë ekonominë më tërheqëse dhe gjithashtu duhen shikuar mënyrat e promovimit të investimeve publike dhe atyre private”, tha Barroso.
 
Gjatë intervistës televizive, presidenti në ikje paralajmëroi Britaninë se nuk do të ketë influencën që ka nëse mendon të largohet nga Bashkimi Europian.
 
Barroso e bëri këtë të ditur pas planeve të hapura të kryeministri David Cameron për të ndalur emigracionin e vendve të BE në Britaninë e Madhe, çka do të sjellë një rishikim të marrëdhënieve mes saj dhe Brukselit.
 
“Nuk më ka ardhur ende një propozim dhe nuk mund të komentoj mbi të. Në parim them se kjo më duket arbitarte, në kundërshtim me ligjet e Bashkimit Europian dhe në kundërshtim me frymën e legjislacionit tonë”m tha ai.
 
Barroso është në fund të mandatit të tij si president, pas një periudhe 10-vjeçare e cila përfshiu një periudhë krize financiare dhe recension, kur investitorët u larguan nga blloku me frikën se disa prej ekonomive të saj, të zhytura në borxhe, mund t’i largoheshin monedhës euro.