Avioni i rrëzuar në Indonezi, 122 viktimave, nuk mbijetoi asnjë

417
Asnjë i mbijetuar nuk raportohet të jetë gjendur nga rrëzimi i një avioni ushtarak me 122 persona në Indonezi. Avioni u rrëzua në zonën rezidenciale të qytetit Medan. Zyrtarët konfirmuan se avioni u rrëzua mbi dy shtëpi, ndërsa një makinë aty pranë shpërtheu duke krijuar një vatër zjarri në zonë.
Ende nuk dihen se sa persona të tjerë në tokë janë prekur nga aksidenti përveç 122 personave qe humben jetën ne bordin e avionit.
Zëdhënës të ushtrisë deklaruan se avioni u rrëzua pak minuta pasi ishte nisur, ndërsa konfirmoi që në bord ndodheshin 110 pasagjere, dhe 12 persona nga personeli. Autoritetet po investigojnë shkaqet që çuan ne këtë tragjedi por dyshimet e para janë për një problem me motorrin.
Sigal