Austria nis lehtësimin e masave, rihapen dyqanet

277
Sigal

Austri do të rihapë mijëra dyqane ditën e sotme, ndërsa kërkon të lehtësojë kufizimet e vendosura për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Sidoqoftë, rregullat e rrepta të distancimit shoqëror mbeten në fuqi, si dhe këshillohet ende qëndrimi në shtëpi i njerëzve, sa më shumë të jetë e mundur.

Austria madje e ka bërë të detyrueshme që njerëzit të mbajnë një maskë në supermarkete dhe farmaci. Austria ishte një nga vendet e para evropiane që ndoqi Italinë fqinje në vendosjen e masave të rrepta të bllokimit rreth një muaj më parë, dhe qeveria thotë se ka arritur të rrafshojë kurbën e infeksioneve të reja. Deri më tani ka raportuar rreth 14,000 raste dhe 368 vdekje.

Javën e kaluar, kancelari Sebastian Kurz zbuloi planet për të hequr kufizimet gradualisht. Ndërkohë, disa vende të tjera gjithashtu kanë lehtësuar kufizimet e vendosura mbi pandeminë.

Spanja ka lejuar disa biznese të kthehen në punë, dhe Danimarka po rihap shkollat fillore për fëmijët. Po ashtu edhe Italia, vendi më i goditur nga Evropa, me më shumë se 20,000 vdekje do të lejojë që një gamë e ngushtë firmash të rifillojë operimet të martën.

Sidoqoftë, Presidenti Francez Emmanuel Macron e ka zgjatur bllokimin atje për katër javë të tjera deri në 11 maj.

Nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mirëpritur ngadalësimin e infeksioneve në disa vende evropiane, por paralajmëroi se është herët për të hequr kufizimet.