Austri, Vjena padit projektin bërthamor ruso-hungarez

588
Austria njoftoi se po përgatiste depozitimin e një padie në Gjykatën e Bashkimit Evropian kundër miratimit nga Brukseli të ndërtimit nga Hungaria të dy reaktorëve të rinj bërthamor që janë të financuar nga Rusia në pjesën më të madhe të tyre.
“Miratimi nga Komisioni Evropian i projektit të zgjerimit të centralit të Paks, që përkon me muajin mars, nuk është i pranueshëm”, njoftoi në një komunikatë qeveria austriake.
Vjena thekson se “po pret publikimin e vendimit përfundimtar për të depozituar një padi që detajet juridike janë aktualisht duke u analizuar”.
Projekti i zgjerimit të centralit të Paksit, pranë Budapestit, që arrin një shumë prej 12,5 miliardë euro, do të financaohet në masën 80 për qind, ose 10 miliardë euro nga një hua e Rusisë për Hungarinë.
“Vjena i kundërvihet këtij projekti për shkaqe që nuk janë të lidhura vetëm me sigurinë, por edhe sepse nuk justifikohet as nga aspekti i politikave energjeti apo ai ekonomik”, thekson kancelari socialdemokrat, Christian Kern në një komunikatë.
Sigal