Aureola diellore rrethon monumentin e Budës

570
Banorët e një qyteti kinez janë mahnitur nga një aureolë gjigande që rrethoi monumentin e një tempulli budist.
Mrekullia natyrore u shfaq sipër tempullit Guiyan në Wuhan të Kinës qëndrore në 26 janar dhe ndriçoi qiellin me ngjyrat e saj, raporton People’s Daily Online.
Një fenomen i ngjashëm që ndodhi në Pekin në shtator të vitit 2015 pushtoi internetin.
Aureolat diellore shkaktohen kur drita e shndritshme e diellit përthyhet te retë e imta Cirrostratus.
Emri zyrtar sipas ekspertëve është “pathelia” dhe spektakli fillon të formohet kur rrezet e dritës kalojnë përmes kristaleve të akullit 6000 metra në ajër.
Sigal