Asambleja e OKB-së voton pro rezolutës për Ukrainën

125
Sigal

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën e Ukrainës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (UNGA) prej 193 anëtarësh ka miratuar një rezolutë që kërkon aksesin e ndihmës dhe mbrojtjen e civilëve në Ukrainë dhe kritikon Rusinë për krijimin e një situate “të tmerrshme” humanitare në vend.

Rezoluta, e hartuar nga Ukraina dhe aleatët, u mbështet nga 140 vende.

Pesë shtete anëtare – Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia – votuan kundër, ndërsa 38 të tjerë abstenuan.