Arrestohet shqiptari, kishte fshehur në murin e banjës 3 kg heroinë

490
Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar dhe një gjeorgjiane me të cilën ai bashkëjetonte.

52-vjeçari, u arrestua në Athinë, pasi policia kishte verifikuar sinjalizimet se ai e përpunonte heroinën dhe pastaj e shiste në tregun e kryeqytetit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjetën të fshehura në një vend të posaçëm në murin e banjës, 3 kilogramë e 151 gramë heroinë, e përpunuar dhe e paketuar.

Gjithashtu u gjetën pajisje që përdoren në përpunimin dhe ambalazhimin e drogës, 3 peshore elektronike, 24 pilula narkotike, 6 telefona celularë, dhe një shumë prej 2.200 eurosh.
Sigal