Arrestohet me kokainë shqiptari

525
Sigal

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme.

Elton Barmeta, ra në prangat e policisë italiane në Reggio Emilia ku u kap me 3 kg e gjysmë kokainë gjatë një operacioni blitz ku u kryen kontrolle në një shtëpi në Piacenza.

Droga u gjet në pjesën e poshtme të dollapit. Kokaina, e pastër, ende e paprerë, vlera e së cilës kalon 250 mijë euro, sipas policia kishte destinacion tregun e Reggio Emilia dhe Basa Lombarda.

Agjentët italianë arrestuan 28-vjeçarin i cili që po jetonte në Piacenza prej rreth një muaji.

Po ashtu gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekustruan edhe 30 mijë euro. Sipas policisë, Barameta nuk merrej me shitjen e drogës por bënte vetëm furnizimin e shpërndarësve.