Arrestohet i dyshuari i katërt për terrorizëm brenda katër ditëve

584
Një shtetas maroken 19 vjeç është arrestuar sot në veri të Italisë, si personi i katërt që lidhet me terrorizmin në vend brenda katër ditëve.
Ilyass Hadouz dyshohet për nxitje të terrorizmit dhe si anëtar në një organizatë terroriste, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Operacioni policor u krye një ditë pasi autoritet kishin lëshuar pesë urdhërarreste në Romë dhe në qytetin e afërt, Latina kundër personave të dyshuar për lidhje me terroristin Anis Amri që organizoi sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, shkruan ata.
Policia arrestoi të martën, një mësues islamik që nxiste fëmijët për xhihad në qytetin jugor të Foxhias. Një ditë më pas, autoritetet arrestuan një terrorist potencial në Torino.
Sigal