Arrestohet 50-vjeçari italian, në 500 fara kafeje kishte fshehur 130 gram kokainë

299
Sigal

Guardia di Finanza ka zbuluar 130 gram kokainë të fshehur brenda farave të kafesë në aeroportin e Malpensës, lëndë narkotike që dyshohet se është trafikuar nga Kolumbia.

Në më shumë se 500 fara kafeje policia italiane ka gjetur kokainë, e për këtë arsye ka mundur të vë nën pranga vetëm një burrë 50-vjeçar.

Ndërkohë sipas mediave vendase është bërë me dije se i arrestuari  është një kuzhinier i papunë dhe me disa precedentë për drogë.

Sipas deklaratës së policisë dyshohet se kokaina vinte nga Kolumbia dhe porosia do të dërgohej në qytetin e Firences.