Arabia Saudite ndalon shahun, Myftiu i Madh: Nxit vënien e basteve

519
Sporti i shahut nxit vënien e basteve dhe humbjen e kohës. Kështu është shprehur Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Sheikh Abdullah al-Sheikh, i cili ka vendosur që ta ndalojë këtë lojë. Sipas një artikulli të “The Guardian”, Al-Sheikh, u është përgjigjur pyetjeve të shikuesve rreth besimit në një emision në kohë reale. Siç ka thënë ai edhe shahu hyn në kategorinë e lojërave të fatit. “Shahu është shkaktar i urrejtjes dhe armiqësisë mes njerëzve”, ka thënë ai. Ai, pretendimet e tij i mbrojti duke u mbështetur në një vers nga Kurani, i cili, sipas tij, thotë se “drogat, lojërat e fatit, idollizimi dhe magjia janë të ndaluara”.
Sigal