Sigal

Dy shqiptarë janë dënuar në Manchester të Anglisë, pasi akuzohen për shpërndarje dhe trafik kokaine. Gjykata vendosi të dënojë me 5 vjet e dy muaj burg shqiptarin Berti Ruko, 29 vjeç si dhe me 4 vjet e tre muaj burg Artan Merkaj, 30 vjeç.

Shqiptarët u arrestuan në 14 shtator 2017 në një apartament. Ata konsiderohen si trafikantë të klasit të parë, raportojnë mediat vendase. Në momentin kur policia hyri në apartament për t’i arrestuar, gjeti Berti Rukon duke fjetur me katër telefonat e tij tek koka ku merrte porositë nga përdoruesit e kokainës.

Kur policia hyri në dhomën e Merkajt,, ata gjetën një telefon tjetër në jastëkun e tij dhe dy të tjerë mbi komodinën e krevatit. Policia i kapi mesazhet në telefon ku klienti e pyeste: Hë, mund të vish pranë Schloss që të marrë një gram apo apo mund të sjellësh një gram kokainë?

Po ashtu policia angleze zbuloi edhe fletoren ku mbanin shënim paratë dhe mallin që furnizonin, ku shitjet shkonin afro 30 mijë paund në javë.