Kryeministri i Serbisë, Aleksadër Vuçiç ka bërë publik synimin e tij për të qenë kandidat për President të Serbisë.
Në një intervistë televizive shefi i qeverisë serbe ka deklaruar se më mbështetjen e anëtarëve të kryesisë së partisë së tij, Vuçiç aspiron të kandidojë nga partia e tij për President.
Vuçiç thotë se nuk do të paraqitet më si Kryeministër dhe jo se nuk i pëlqen ajo punë por sepse zgjedhja e tij si President ka rëndësi të madhe për Serbinë.
Kryeministri serb ka shtuar se vendimi zyrtar do të merret të premten në Këshillin Qëndror të partisë.