Alarmohet “LinkedIn”, zbulohen materiale me përmbajtje xhihadiste në rrjetin social

669
Në LinkedIn janë zbuluar ligjërata të një kleriku radikal islamik, në lidhje me sulmet e 11 shtatorit, dhe përmbajtje të tjera xhihadiste.
LinkedIn, rrjet social i fokusuar në biznes, është alarmuar për çështjen pas një hetimi nga Instituti Tony Blair për Ndryshim Global.
Ueb-faqja, që është në pronësi të Microsoft-it, e ka hequr më pas materialin, por ajo po përballet me kritika për shkak të mosmarrjes së një qëndrimi më aktiv përpara zbulimit.
Sipas institutit të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, kompetencat e të cilit përfshijnë kundërekstremizmin, disa nga dokumentet kanë qenë në LinkedIn për tetë vjet.
Instituti tha se 18 materiale xhihadiste janë shkarkuar në LinkedIn në periudhën 2009-2016.
Përpara se të hiqeshin, ato kanë tërhequr mbi 21,000 shikime.
Sigal