Alarm në Parlamentin britanik, kryetares së Liberal Demokratëve i vjen një pako me pluhur të bardhë në zyrë

398
Sigal

Parlamenti britanik është izoluar, pasi një pako me pluhur të bardhë ka mbërritur në adresë të kryetares së Partisë Liberal Demokrate, Jo Swinson.

Substanca mbërriti në zyrën e Swinson, në një pjesë të godinës së parlamentit, ku shumica e deputetëve kanë zyrat e tyre.

Policia ka mbyllur një pjesë të katit ku ndodhet kjo zyrë.

Deri në këto momente, askush nuk është dëmtuar nga stafi i Swinson, nga kjo substancë dhe policia po e teston, për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë.

Tensionet janë mjaft të larta në Mbretërinë e Bashkuar, përpara zgjedhjeve të parakohshme që do të zhvillohen në datën 12 dhjetor.