Alarm në Francë: Ushtria blindon Parisin, aeroportet dhe metrot

572
Qeveria franceze ka urdhëruar të blindohen Parisi, aeroportet dhe metrot pas 4 sulmeve të ndodhura në Bruksel të Belgjikës mëngjesin e sotshëm me 17 të vdekur e 40 të plagosur. Franca ka dërguar trupa shtesë ushtarake për të përforcuar pikat strategjike në Paris, metrotë, stacionet e trenave dhe aeroporte. Shefi i Sigurisë së Air France, Gilles Leclair, që drejton koordinimin me njesinë speciale kundër terrorizimit të Policisë Kombëtare, tha se udhëtimet jashtë vendit janë anulluar. “Terminalet janë pikat e dobëta të “ajrit”, – tha ai, – sepse ato janë të hapura, në dispozicion të publikut.”
Tashmë, policia dhe drejtësia franceze janë duke ndihmuar në këto momente, homologët belgë në gjurmimin e terroristëve që shkaktuan shpërthimet sot në Bruksel. Alarmi është vënë pas 2 sulmeve në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit sot me 17 të vdekur (paraprakisht) dhe 2 të tjerëve në 2 stacione të ndryshme të metrosë që kalon në lagjen europiane të Brukselit: Në stacionin Maelbeek, me 10 të vdekur dhe në stacionin Schuman; ndërkohë, të gjitha stacionet, të trenave dhe metrosë, janë mbyllur nga autoritetet.
Sigal