Akuzohet për një vrasje dhe disa plagosje, arrestohet në Korenë e Jugut shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm!

Është arrestuar në Korenë e Jugut një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. 50-vjeçari me iniciale E.Sh., i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare pritet të ekstradohet nesër (5 mars) në vendin tonë.

Ervin Shahi rezulton i dënuar me burgim përjetë për 1 vrasje dhe 4 plagosje. Ai mësohet se ka vrarë një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në vitin 1995.

Sigal

Ai është arratisur nga vendi në 1997 dhe përdorte dokumente false me emrin e një shqiptari tjetër.

50-vjeçari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Koren e Jugut. Shtetasi me inicialet E.Sh., jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit.